Hën, Mar 30, 2026
Banner Top
Banner Top
68 operacione u realizuan javën e kaluar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë

Gjatë javës së kaluar, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë realizuar 68 operacione me sukses, duke reflektuar angazhimin e vazhdueshëm të stafit mjekësor në ofrimin e shërbimeve cilësore.


Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë realizuar 21 lindje, prej tyre 15 djem dhe 6 vajza.


Sipas raportit javor, janë kryer gjithsej 2,872 vizita specialistike, ndërsa janë regjistruar 244 pranime të reja për trajtim. Siç njofton spitali, mesatarisht, 172 pacientë kanë qenë të shtrirë çdo ditë në këtë institucion.


Në laboratorë, 1,551 pacientë kanë kryer gjithsej 20,078 analiza laboratorike. Gjithashtu, janë realizuar 217 dializa.


Shërbimet diagnostike përfshijnë 792 incizime me rëntgen, 288 ekzaminime me ultrazë dhe 116 MRI.

Po ashtu, janë kryer 38 ehokardiografi, 5 ergometri, 27 gastroskopi dhe 3 kolonoskopi.


Në kuadër të rehabilitimit, janë ofruar edhe 240 shërbime fiziatrike.

Youtube

Arkiva

Kategoritë