Sht, Mar 28, 2026
Banner Top
Banner Top
Inaugurohet hapësira frankofone në Bibliotekën e Qytetit në Gjilan

Në kuadër të aktiviteteve të “Javës së Frankofonisë” në Gjilan, është bërë inaugurimi i hapësirës frankofone në Bibliotekën e Qytetit në Gjilan.

Sipas njoftimit të komunës, kryetari i Komunës sē Gjilanit, Alban Hyseni, tha se është kënaqësi e veçantë që në kuadër të aktiviteteve të parapara për këtë javë bënë inaugurimin e Hapësirës Frankofone në Bibliotekën e këtij qyteti.

“Në këtë ambient të hapësirës së re, u mbajt edhe konferenca mbi ndikimin e teknologjisë në arsim, duke synuar hapjen e rrugëve të reja të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Francës”, tha Hyseni.

Sipas njoftimit, i pari i komunës theksoi se Gjilani, si “Kryeqytet i Frankofonisë” për këtë vit, po dëshmon se është një qendër e hapur ndaj kulturës, inovacionit dhe shkëmbimit akademik.

Ai ftoi qytetarët që t’i ndjekin aktivitetet e shumta që na presin gjatë kësaj jave.

Njoftimi tutje ka theksuar se në ceremoni ishin edhe këshilltari për Bashkëpunim dhe Veprimtari Kulturore, Edouard Mayoral, drejtor i Institutit françez në Ambasadën e Francës në Kosovë dhe sekretarja e përgjithshme në Departamentin për Bashkëpunim dhe Verimtari Kulturore në Ambsadën e Francës në Kosovë Fikrije Pllashniku Tetaj.

Ky është edicioni i 26-të i “Javës së Frankofonisë” në Gjilan.

Youtube

Arkiva

Kategoritë