Sot besimtarët myslimanë shënojnë festën e Fitër Bajramit, e cila vjen pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Me këtë rast, Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë një postim vetëdijesues, duke theksuar se festat shpesh shoqërohen me tryeza të pasura dhe konsum më të madh të ushqimit. Spitali ka theksuar se, megjithëse është normale të shijohen ushqimet tradicionale, është e rëndësishme që njerëzit të ruajnë balancën në të ushqyer.
Për këtë, Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka dhënë disa këshilla dhe udhëzime për qytetarët që t’i shijojnë festat pa dëmtuar shëndetin:
- Mos konsumoni porcione shumë të mëdha
- Kufizoni ëmbëlsirat dhe ushqimet me shumë yndyrë
- Pini mjaftueshëm ujë gjatë ditës
- Mos harroni aktivitetin fizik
“Shëndeti nuk varet nga një vakt i vetëm, por nga zakonet tona të përditshme”, ka apeluar Spitali i Përgjithshëm në Pejë.












