Dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 221 pacientë kanë kryer 2,778 analiza laboratorike.
Po ashtu, sipas njoftimit, dje në këtë spital kanë lindur 6 foshnje.
Tutje është bërë e ditur se gjatë ditës së djeshme janë kryer edhe shërbime të tjera për pacientët duke përfshirë:
- 502 vizita specialistike
- 40 pranime
- 10 operime të suksesshme
- 28 dializa
- 113 Rëntgen, 36 Ultra Zëra, 11 MRI
- 5 ergometri, 10 ehokardiografi, 7 gastroskopi
- 42 shërbime fiziatrike
Siç ka njoftuar Spitali e Përgjithshëm në Pejë, 210 pacientë të shtrirë aktualisht në këtë spital.












