Gjatë vitit 2025 në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë u diagnostikuan dhe trajtuan me sukses mbi 400 raste me cistoskopi.
Këtë e ka bërë të ditur Spitali i Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë përmes një njoftimi.
“Urologët e Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, të udhëhequr nga Dr. Armir Sejdiu, Dr. Skender Hoxha, Dr. Fatmir Idrizi dhe Dr. Artan Haziraj, ofrojnë çdo ditë shërbime të specializuara për pacientët me shqetësime urologjike.” – thuhet në njoftimin spitali të cilët kanë potencur se spitali mbetet gjithmonë i përkushtuar në shërbim të shëndetit të qytetarëve.
“Falë këtij angazhimi, gjatë vitit 2025 janë diagnostikuar dhe trajtuar me sukses mbi 400 raste me cistoskopi. Shumë prej tyre më pas janë operuar ose kanë vijuar trajtimin me terapi përcjellëse, sipas nevojës.” – theksohet në njoftim.












