Gjatë vitit 2025 në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë janë realizuar 733 procedura të gastroskopisë.
Kështu ka njoftuar ky spital duke treguar se kjo procedurë kryhet në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë nga dy mjekët specialistë të gastroenterologjisë, Bujar Çuni dhe Besnik Koliqi.
“Gastroskopia është një procedurë diagnostikuese e avancuar që lejon ekzaminimin e detajuar të traktit të sipërm tretës, duke përfshirë ezofagun, stomakun dhe duodenin (pjesën fillestare të zorrës së hollë). Përmes kësaj metode diagnostikuese, Dr. Bujar Çuni dhe Dr. Besnik Koliqi, dy mjekë specialistë të gastroenterologjisë në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, me anë të gastroskopit dhe nën asistimin e dy infermiereve, vëzhgojnë në kohë reale çdo ndryshim në mukozën e stomakut, si dhe identifikojnë ulçerat, inflamacionet apo polipet.” – bëhet e ditur në njoftim.












