Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët për një fushatë mashtruese që aktualisht po qarkullon përmes mesazheve SMS, të cilat në mënyrë të rreme pretendojnë se janë dërguar siq shkruhet nga Autoritetet e Trafikut të Kosovës.

Sipas policisë, këto mesazhe përmbajnë linqe mashtruese, të cilat synojnë të mashtrojnë qytetarët.
“Policia e Kosovës thekson nuk ka dërguar mesazhe të tilla si dhe:
U bëjmë thirrje qytetarëve që:
· të mos klikojnë në asnjë link të dyshimtë;
· të mos japin të dhëna personale apo të kartelave bankare;
· të mos kryejnë pagesa përmes këtyre linqeve;
· të fshijnë menjëherë mesazhet mashtruese; dhe
· nëse kanë kryer ndonjë pagesë përmes këtyre linqeve, menjëherë ta raportojnë rastin në bankën ku janë klientë dhe të kërkojnë anulimin e pagesës.” Ka njoftuar më herët PK-ja.
Po ashtu, policia ka theksuar se rasti duhet të raportohet edhe në stacionin policor më të afërt.












