Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka uruar qytetarët e besimit ortodoks për Krishtlindjen.
“Qytetarëve tanë nga komuniteti serb, të besimit ortodoks, që sot kremtojnë Krishtlindjen sipas kalendarit julian, u uroj festë të gëzuar.Kjo ditë e shenjtë ju sjelltë dashuri, mbarësi dhe begati në familjet tuaja.Festofshi në harmoni, mirëkuptim dhe respekt për njëri-tjetrin. Le të na bashkojë e mira.” ka shkruar Kurti në profilin e tij zyrtar në Facebook.
“Le të na udhëheqë vullneti për solidaritet dhe punë për më shumë mirëqenie.Uroj që Krishtlindja t’ju gjejë pranë familjes, në shëndet dhe gëzim.” ka shtuar ai.











