Sht, Mar 28, 2026
Banner Top
Banner Top
Agjencia e Menaxhimit Emergjent dje kërkoi ndihmë për evakuimin e mbi 20 familjeve

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se dje, në Gjakovë është kërkuar ndihmë për evakuimin e mbi 20 familjeve, në koordinim me Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Sipas njoftimit, rajonet më të prekura janë: Fushë Kosova, Drenasi, Malisheva, Rahoveci, Klina, Mitrovica, Vushtrria, Skenderaj dhe Gjakova.

“Agjencia e Menaxhimit Emergjent thekson se në shumicën e komunave të tjera, gjendja është relativisht e qetë dhe stabile, në monitorim të vazhdueshëm.“ thuhet në njoftim.

Të gjitha ekipet e forcave te Mbrojtjes dhe Shpëtimit ,janë në terren dhe situata po monitorohet vazhdimisht nga sistemi i komunikimit emergjent Agjencisë Menaxhimit Emergjent.” – thuhet në njoftim.

Po ashtu, AME u ka bërë thirrje qytetarëve që:

  • Mos të kalojnë në zona të vërshuara;
  • Të raportojnë çdo rrezik në numrin unik emergjent 112;
  • Të ndjekin vetëm njoftimet zyrtare.

Youtube

Arkiva

Kategoritë