Mar, Qer 30, 2026
Banner Top
Banner Top
Për shkak të reshjeve të vazhdueshme të shiut, themelohet Shtabi Komunal për Emergjencë në Komunën e Rahovecit

Komuna e Rahovecit ka njoftuar se për shkak të reshjeve të vazhdueshme të shiut, është themeluar Shtabi Komunal për Emergjencë në këtë komunë.

Sipas njoftimit, shtabi operon në çdo kohë dhe koordinon të gjitha ndërhyrjet për menaxhimin e situatës dhe sigurinë e qytetarëve.

Komuna e Rahovecit po ashtu ka kërkuar nga të gjithë qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar dhe të raportojnë çdo rast që kërkon ndërhyrje të menjëhershme në numrat:

  • 029/278/666 – Zjarrfikësit Rahovec
  • 112 – Numri Unik Emergjent
  • 193 – Njësiti i Zjarrfikjes dhe Shpëtimit
  • 192 – Policia e Kosovës

Youtube

Arkiva

Kategoritë