Humanisti dhe Drejtori Ekzekutiv i organizatës Replay Peace, Burim Krasniqi, dje ka ndarë mbi 600 dhurata për fëmijët nëpë qendra, institucione e organizata të ndryshme.
Sipas njoftimit që ka bërë Krasniqi, këto dhurata u shpërndanë duke filluar nga Spitali Pediatrisë kryesisht nga Reparti Hematologji – Onkologji, Klinika Infektivës, Klinika Logopedisë, Klinika e Psikiatrisë, Shoqata “Autizmi” – Prishtinë, Down Sindrome Kosova – Prishtinë, Qendra Ditore Pena Hajvali, OJQ Zëri i Forcës, Handikos Lipjan, Qendra në Fushkosovë si dhe në shumë vende tjera ku ka fëmijë në nevojë.


Krasniqi po ashtu ka bërë thirrje që në këtë kohë të fundvitit, të gjithë ata që kanë mundësi t’i ndihmojnë fëmijët.
“Së bashku të gjithë mund të mbështesim qindra fëmijë, të jemi ne arsyeja që fëmijët të ndjejnë buzëqeshje!” Ka shkruar ai teksa ka falënderuar donatorët që i ndihmuan në këtë iniciativë.
“Dua që nga zemra ti falënderojë donatorët, ata që në asnjë moment nuk ndalen së ndihmuari, po edhe këtë radhë disa prej tyre ndihmuan në grumbullimin e dhuratave, ata jane: Valon Lluka, Ilir Balija, Kay Wachtelborn, Klaus Wachtelborn, Vlora Miftari, Zenun Pergjeçaj Familje, Mufail Ismajli, Unioni Studentor i Kolegjit AAB, Korporata Rugove, po ashtu Agjensioni Turistik “ANISA” për transportin!” ka thënë Krasniqi.














