Me rastin e festave të fundvitit, Policia e Kosovës në Gjakovë ka sjellë dhurata për fëmijët e shtruar në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë.
Këtë njoftim e ka bërë të ditur ky sptial i cili ka falënderuar policinë për këtë gjest.

“Ky gjest dëshmon përkushtimin e Policisë së Kosovës për të qenë pranë qytetarëve në çdo kohë, në çdo vend dhe për çdo moshë.” ka shkruar Spitali i Gjakovës.












