Sot Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, Dr. Fahri Hasani, së bashku me Drejtorin e Administratës si dhe Shefin e Shërbimit Teknik, vizituan nga afër disa punime që aktualisht janë duke u realizuar në ambientet e brendshme dhe të jashtme të spitalit tonë, me qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të shërbimit.
Këtë e ka bërë të ditur Spitali i Përgjithshëm në Pejë përmes një njoftimi.
Sipas njoftimit, punimet aktualisht janë duke u bërë në:
1- Renovimi i Repartit Internistik;
2- Renovimi i Repartit të Pulmologjisë.
3-Renovimi i Ambulancave specialistike të TBC-së;
4-Ndërtimin e kanalit kullus;
5- Pastrimin e hapësirave gjelbruese.














