Sht, Qer 27, 2026
Banner Top
Banner Top
Komuna e Kamenicës ndalon pirjen e duhanit në oborret e institucioneve publike

Komuna e Kamenicës ka urdhëruar ndalimin e pirjes së duhanit në hapësirat e jashtme të institucioneve publike.

Kjo rregullore që hyn në fuqi prej sot thuhet se është nxjerrë në interes të mbrojtjes së shëndetit publik.

Sipas njoftimit, kjo urdhëresë zbatohet në të gjitha hapësirat e hapura dhe oborret e institucioneve publike që janë në administrim të komunës së Kamenicës, përfshirë:

  • Objektin e Komunës, të gjitha shkollat fillore dhe të mesme;
  • Çerdhet dhe institucionet edukativo-arsimore;
  • Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe ambulancat;
  • Drejtoritë, zyret, njësitë vartëse dhe
  • Institucionet kulturore, rinore e sportive

Në urdhëresën e publikuar bëhet e ditur se ky ndalim vlen për punonjësit, qytetarët, vizitorët dhe personelin e institucioneve vartëse.

Youtube

Arkiva

Kategoritë