Pre, Pri 10, 2026
Banner Top
Banner Top
Klinika Emergjente në Prishtinë pajiset për herë të parë me Laparoskop të avancuar me pamje 4K

Klinika Emergjente në Prishtinë ka shënuar një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të shërbimeve kirurgjike, duke u pajisur për herë të parë me një Laparoskop të avancuar me teknologji 4K, i cili mundëson kryerjen e ndërhyrjeve minimale invazive me cilësi të lartë vizuale dhe saktësi të lartë kirurgjikale.

Pajisja e re vjen pas modernizimit të sallës operative në Klinikën Emergjente, ku janë vendosur aparatura të reja që plotësojnë standardet bashkëkohore të kirurgjisë minimal invazive.

Falë këtij investimi, ndërhyrjet që deri më tani kërkonin prerje më të mëdha kirurgjikale mund të realizohen me shpime milimetrike, duke ulur ndjeshëm dhimbjen pas operacionit, rrezikun e komplikimeve dhe kohëzgjatjen e shërimit. Pacientët përfitojnë kështu nga një proces rikuperimi shumë më i shpejtë dhe më i sigurt.

Ky avancim teknik pritet të rrisë kapacitetet e Klinikës Emergjente dhe të përmirësojë cilësinë e trajtimit për pacientët që kanë nevojë për ndërhyrje të menjëhershme kirurgjikale.

Youtube

Arkiva

Kategoritë