Gripi sezonal është sëmundje akute infektive e cila te një numër i konsideruar i rasteve shkakton komplikime serioze shëndetësore, veçanërisht te fëmijët, te të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike, ndërsa vaksina kundër gripit është mënyra më e mirë për të reduktuar rrezikun e infektimit dhe përhapjen e virusit.
Disa këshilla se si të mbrohemi nga gripi sezonal:
- Lani duart shpesh me ujë dhe sapun
- Mbuloni gojën dhe hundën kur kolliteni ose teshtini
- Shmangni kontaktin e ngushtë me persona të sëmurë
- Qëndroni në shtëpi nëse jeni të sëmurë
- Ushqehuni shëndetshëm dhe pini shumë lëngje
- Vaksinohuni çdo vit kundër gripit sezonal.













