Internistja–endokrinologia–diabetologia, Venera Berisha Muharremi do të prezantojë në Kongresin Botëror të Diabetit dhe Endokrinologjisë – Dubai 2025 që do të mbahet më 7 nëntor në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe.
Këtë lajm e ka bërë të ditur Berisha Muharremi përmes një njoftimi në profilin e saj në Facebook.
“Me shumë kënaqësi ndaj me ju lajmin se kam marrë ftesë zyrtare dhe e kam konfirmuar për të marrë pjesë si folëse kryesore (Keynote Speaker) në “5th International Conference on Diabetes and Endocrinology – Diabetes 2025”, që do të mbahet më 7 nëntor 2025 në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe.
Tema ime e prezantimit do të jetë: “Crosstalk between Bone Metabolism and Insulin Resistance” Një temë inovative që ndërlidh metabolizmin e kockave me rezistencën ndaj insulinës – një fushë kërkimore me rëndësi të madhe për kuptimin dhe trajtimin e obezitetit dhe diabetit.” ka shkruar Berisha Muharremi.
Ajo këtë ftesë e ka cilësuar si vlerësim për punën e saj kërkimore dhe publikimet shkencore në këtë drejtim, duke shtuar tutje se kjo është dhe një mundësi të çmuar për të përfaqësuar Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Mjekësisë dhe Kosovën në një ngjarje shkencore ndërkombëtare.
“Jam e nderuar që do të ndaj përvojën, njohuritë dhe rezultatet e studimeve tona me kolegë nga mbarë bota.” ka përmbyllur Berisha Muharremi në njoftimin e saj.












