Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Burrat Që Kanë Fëmijë Vs. Burrat Që Janë Baballarë!

Burrat që kanë fëmijë: “Uh, u bëra vonë për në kalçeto”.
Baballarët: “Shpresoj të kthehem shpejt.”

Burrat që kanë fëmijë: “Sot do shoh ndeshjen në TV”.
Baballarët: “Kush do të shohë filma vizatimorë me mua?”

Burrat që kanë fëmijë: “Më në fund është fundjavë, mund të shplodhem e të rri rehat.”
Baballarët: “Më në fund është fundjavë e mund ta kalojmë të gjithë sëbashku.”

Burrat që kanë fëmijë: Kur kthehen nga puna: “Jam i dërrmuar!”
Baballarët: “Ejani shpejt e më jepni një përqafim se më mori malli.”

Burrave që kanë fëmijë ju mjafton mbiemri për t’i bërë të ndihen prindër.
Baballarët kujdesen për fëmijët edhe nëse kanë mbiemër të ndryshëm .

Burrat që kanë fëmijë: “Unë sjell paratë në shtëpi, unë ju ushqej e ju mbath!”
Baballarët: “Jeta ime nuk do të kishte asnjë kuptim pa ju.”

Burrat që kanë fëmijë nuk bëjnë “punë grash”.
Baballarët nuk e kanë për galje të bëjnë duart pis me gatime, panolina e të vjella.

Bota ndahet midis këtyre dy kategorive: Burrave që mjafton që kanë sjellë në jetë fëmijë dhe baballarët që rritin dhe edukojnë fëmijët duke qenë pjesë e jetës së tyre çdo ditë.

Si përfundim, jo të gjithë bëhen BABA!/supergrate.net/

Youtube

Arkiva

Kategoritë