Spitali i Përgjithshëm në Pejë vazhdon të ofrojë shërbime të nivelit të lartë për qytetarët, duke dëshmuar përkushtim dhe efikasitet në kujdesin shëndetësor. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 15 operime të suksesshme, një tregues i angazhimit të pandërprerë të stafit mjekësor.
Përveç ndërhyrjeve kirurgjikale, spitali ka ofruar një gamë të gjerë shërbimesh për pacientët:
- 🩺 429 vizita specialistike
- 🏥 26 pranime të reja në repartet spitalore
- 🛏️ 181 pacientë janë të shtrirë aktualisht
- 🧪 287 pacientë kanë realizuar gjithsej 3,274 analiza laboratorike
- 👶 4 lindje janë regjistruar, përkatësisht 1 djalë dhe 3 vajza
- 💉 33 seanca dialize
- 📸 Shërbime imazherike: 49 Rëntgen, 36 Ultra Zëra, 20 CT, 9 MRI, dhe 14 Mamografi
- 🚴♂️ 10 teste ergometrie, 17 ehokardiografi, 6 kolonoskopi
- 🏃♂️ 52 shërbime fiziatrike
“Ne jemi këtu për ju, 24/7/365,” thuhet në njoftimin e Spitalit, duke falënderuar qytetarët për besimin e treguar ndaj institucionit.











