Sht, Sht 20, 2025
Banner Top
Banner Top
Dhjetë specialistë nga Acibadem Sistina prezantuan ekspertizën e tyre në Kosovë

Javën e kaluar Prishtina u bë qendër e mjekësisë moderne falë një ngjarje të veçantë shëndetësore ku spitali Acibadem Sistina nga Shkupi solli në Kosovë dhjetë nga mjekët më të mirë, emra të njohur të shëndetësisë dhe specialistë të fushave të ndryshme.

Ata mbajtën ligjërata dhe ndanë eksperiencat e tyre profesionale, përfshirë rrëfime nga pacientët dhe projekte të realizuara, duke i prezantuar këto pranë mjekëve të Kosovës. Kjo ngjarje u organizua nga Imperium Medical Clinic me korrektësi, profesionalizëm dhe vëmendje ndaj çdo detaji.

Aty u prezantuan metodat moderne për trajtimin e pacientëve në spital, në fushën e kardiologjisë intervente, kirurgji pediatrike, kardiokirurgji pediatrike, urologji, pulmologji, onkologji dhe radioterapi, radiologji intervente, dermatovenerologji, kirurgji plastike, rikonstruktive dhe estetike dhe neurokirurgji. Për më tepër, u prezantuan teknologji të reja dhe u ndanë përvoja përmes prezantimeve të rasteve klinike.

Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë ku DR, MSC, Sevim Şuekinci, CEO nga Acibadem Sistina Hospital tregon për rëndësinë dhe përfitimet e kësaj ngjarje.

Youtube

Arkiva

Kategoritë