Specat janë burim i shkëlqyer vitaminash, por mënyra se si i përgatisim mund të ndikojë në vlerat e tyre ushqyese.
Nutricionistja Albulena Shabani-Ilazi paralajmëroi se prerja e specave me thikë metalike mund të ndikojë në humbjen e disa përbërësve të tyre aktivë, veçanërisht vitaminës C.
Ajo këshillon që prerja të bëhet me duar ose me mjete që nuk reagojnë kimikisht, për të ruajtur freskinë dhe vlerat ushqyese të specave.
Ndiqni të plotë intervistën në “Familja Jonë” për më shumë këshilla rreth përgatitjes së ushqimeve në mënyrë të shëndetshme.











