Një bllokim i vetëm në një enë të gjakut në tru mund të ketë pasoja të menjëhershme dhe të rënda. Në emisionin “Familja jonë”, neurologu Ukimeri shpjegoi se truri është jashtëzakonisht i ndjeshëm ndaj mungesës së oksigjenit dhe ushqyesve.
Sipas tij, nëse një pjesë e trurit nuk furnizohet me gjak për disa minuta, qelizat nervore fillojnë të vdesin, duke çuar në pasoja që variojnë nga humbja e të folurit e deri te paraliza.
Ai thekson se njohja e simptomave dhe reagimi i shpejtë janë kyçe për të parandaluar dëmtime të përhershme.











