Depresioni ndikon në gjitha dimensionet e jetës, e patjetër që ndikon edhe në raportin seksual me partner.
Personat që janë depresiv, kanë mungesë të dëshirës seksuale. Ata më nuk gjejnë kënaqësi në gjërat që dikur ndjenin, duke përfshirë këtu edhe seksin.
Për shkak të depresionit, njerëzit kanë probleme me gjumë – ose flenë shumë ose fare. Kjo gjë shkakton që të kenë mungesë të energjisë. Dëshira seksuale zakonisht është e lidhur me relaksin dhe kur jeni të lodhur, nuk ndjeni as dëshirë për të pasur marrdhënie seksuale.
Njerëzit që vuajnë nga depresioni, zakonisht kanë tendencë të mendojnë që askush nuk i do. Prandaj, mungon edhe lidhja e fortë me partnerin, duke e vështirësuar kështu edhe jetën seksuale./Familja Jone