Sht, Tet 10, 2026
Banner Top
Banner Top
ShSKUK hap mundësi për trajnim dhe avancim profesional për profesionistët shëndetësorë

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka shpallur mundësi të reja për të gjithë profesionistët shëndetësorë që dëshirojnë të ndjekin trajnime specifike profesionale. Këto trajnime kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve shëndetësore në vend.

Sipas njoftimit zyrtar, aplikimi për trajnim mund të bëhet në dy forma:

  1. Përmes vijës buxhetore të ndarë për herë të parë nga ShSKUK;
  2. Përmes marrëveshjes me Odën e Mjekëve të Kosovës.

Përfitimet për profesionistët pjesëmarrës përfshijnë:

  • Avancim profesional në fushën përkatëse;
  • Aftësim për ofrimin e shërbimeve të reja;
  • Përmirësim i cilësisë së shërbimeve ekzistuese.

Të interesuarit mund të marrin formularin e aplikimit dhe informata shtesë në Zyrën e Informimit në QKUK – ShSKUK ose përmes kontaktit:
📞 +381 38 512 600
📧 drejtoria.shskuk@rks-gov.net
📧 drejtoria.qkuk@rks-gov.net

Youtube

Arkiva

Kategoritë