Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka shpallur mundësi të reja për të gjithë profesionistët shëndetësorë që dëshirojnë të ndjekin trajnime specifike profesionale. Këto trajnime kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve shëndetësore në vend.
Sipas njoftimit zyrtar, aplikimi për trajnim mund të bëhet në dy forma:
- Përmes vijës buxhetore të ndarë për herë të parë nga ShSKUK;
- Përmes marrëveshjes me Odën e Mjekëve të Kosovës.
Përfitimet për profesionistët pjesëmarrës përfshijnë:
- Avancim profesional në fushën përkatëse;
- Aftësim për ofrimin e shërbimeve të reja;
- Përmirësim i cilësisë së shërbimeve ekzistuese.
Të interesuarit mund të marrin formularin e aplikimit dhe informata shtesë në Zyrën e Informimit në QKUK – ShSKUK ose përmes kontaktit:
📞 +381 38 512 600
📧 drejtoria.shskuk@rks-gov.net
📧 drejtoria.qkuk@rks-gov.net











