Pre, Mar 27, 2026
Banner Top
Banner Top
Klinika e Kardiologjisë në QKUK merr akreditimin e plotë nga ICARe-HF për menaxhimin e insuficiencës kardiake

Sot është shënuar një arritje e rëndësishme për sistemin shëndetësor të Kosovës, pasi Klinika e Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka marrë akreditimin e plotë nga ICARe-HF, një program i njohur dhe prestigjioz në Evropë për menaxhimin e insuficiencës kardiake.

Lajmin e ka shpërndarë kardiologu Dr. Arlind Batalli, i cili ka shprehur krenarinë për këtë sukses të përbashkët në rrjetet sociale, duke vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e stafit mjekësor dhe infermieror për ofrimin e kujdesit sipas standardeve më të larta për pacientët me probleme kardiake.

“Kjo arritje është një dëshmi e përkushtimit të pandalshëm të stafit tonë mjekësor dhe infermieror për të ofruar kujdes të standardeve më të larta për pacientët tanë. Falënderojmë Prof. dr. Gani Bajraktarin për mbështetje të pakushtëzuar,” ka shkruar Dr. Batalli në Facebook.

Youtube

Arkiva

Kategoritë