Ndonjëherë fjalët janë të tepërta. Shpeshherë fjalët janë të mangëta, për ta shprehur atë që ndjeni, prandaj më së miri është që në vend se të flisni, të veproni. Sidomos në një lidhje dashurie, veprat kanë më shumë rëndësi se sa fjalët.
Përmes disa veprimeve ju mund t’i tregoni personit që e doni, por pa pasur nevojë t’ia thoni tërë kohën.
Jeni dëgjues të mirë
Duke e dëgjuar partnerin, ju tregoni që jeni të interesuar për gjithcka cfarë ai/ajo tregon.
Mos kundërshtoni kur del me shoqëri
Kur jeni në një lidhje, gjëja e fundit që duhet bërë është ta trajtoni partnerin si pronë tuajën. Cdo person ka nevojë për pjesën private dhe kohën me shoqëri.
Kushtoi vëmendje gjërave që ai/ajo dëshiron
Lumturia qëndron në gjëra të vogla. Kushtoni kujdes cilin ushqim partneri juaj dëshiron, e bëjani surprizë duke ia blerë atë. /Familja Jone