Prodhimi normal i hormoneve, ka një efekt të përgjithshëm në shëndetin tuaj. Fatmirësisht, hormonet mund të stabilizohen përmes disa gjërave që mund t’i bëni në përditshmëri.
Hani më shumë vezë
Për të qenë të shëndetshëm dhe të keni hormone të balancuara, ju duhet të konsumoni 20 deri në 30 gramë proteinë për çdo vakt. Nga ushqimet që janë të pasura me proteinë, vezët janë më të duhurat.
Praktikoni frymëmarrjen me diafragmë
Sipas mjekësisë tradicionale kineze, emocionet dhe hormonet tuaja janë të lidhura ngushtë me njëra tjetrën. Frika ndikon në rritjen e kolesterolit. Inati është i lidhur me estrogjenet kurse shqetësimet dhe ankthi është i lidhur me nivelin e insulinës.
Nëse jeni të stresuar, sipas mjekësisë së vjetër kineze ju duhet që të praktikoni një frymëmarrje më të thellë për çdo ditë nga 15 deri në 20 minuta.
Hani ushqime organike
Shumica e pesticideve që janë në shumë ushqime, mund të ndikojnë në hormonet e juaja. Pra, mënyra më e mirë për një balancë hormonal është të ndërroni dietën tuaj. /Familja Jone