Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Receta e ditës : Sultjash (oriz me qumësht)

Sultjashi dikur preferohej pasi ishte një ëmbëlsirë e shëndetshme dhe e lehtë. Edhe pse tani përdoret më pak, sultjashi është pjesë e traditave tona ushqyese.

Përgatitja e sultjash it për 4 persona:

•       -1 lt qumësht
•       -sheqeri, (sipas dëshirës)
•       -një grusht i mirë oriz
•       -ujë (sipas dëshirës)

Përgatitja:

Së pari e ziejmë orizin në ujë, presim derisa orizi ta pijë ujin dhe më pas hedhim në tenxhere qumështin sipër.
Më pas shtojmë dhe sheqerin, duke e përzier pak në fillim, pastaj e lëmë të zihet në zjarr të ulët.
Në disa receta shtohet dhe miell apo niseshte, por ne nuk do t’u këshillonim, në mënyrë që të përfitoni një sultjash të lehtë dhe tepër të shijshëm.
E lëmë në zjarr të ulët derisa të trashet. Më tej e lëmë të ftohet pak dhe e shpërndajmë nëpër tasa. Sipër mund të hedhim kanellë, arra, karafil, etj., për t’i shtuar erën dhe shijen.

Ju bëftë mire!

Youtube

Arkiva

Kategoritë