Kontraceptivët oral, janë metoda më e njohur për parandalimin e shtatzënisë. Këto pilula kanë në bazë hormone që përvec që parandalojnë shtatzëninë, ato përdoren edhe për të rregulluar ciklin menstrual.
Vetëm në SHBA 16 për qind e grave nga mosha 15 deri në 44 vjec, përdorin kontraceptivë. Por si gjithë medikamentet e tjera, edhe këto pilula kanë edhe efekte anësore.
Nëse një grua përdor kontraceptiv oral për një periudhë kohore mund të përjetojë: marramendje, tendosje të gjinjve, kokëdhembje, ndërrim të humorit, ulje të libidos e shtim të peshës trupore./Familja Jone