Rrjetet sociale, ndonëse e kanë përmirësuar jetën në shumë dimensione, ato shpesh mund të jenë problematike për çiftet.
Janë disa arsye pse çiftet kanë probleme kur bie fjala tek rrjetet sociale.
Kur shkruani dhe nuk flisni, gjërat mund të keqkuptohen. Njerëzit, tani kalojnë shumë kohë duke tentuar të interpretojnë fjalët e njëri-tjetrit e madje edhe një figurë të thjeshtë që ua dërgon partneri.
Ka gjithmonë një tentativë që të mos bëhen bisedat ‘e vështira’. Në rrjete sociale, kur njërit partner i bëhet një pyetje e vështirë, ka mundësi që të mos përgjigjet. Prandaj, e rëndësishme është që bisedat ‘e vështira’ të bëhen sy më sy e jo përmes internetit.
Rrjetet sociale, kanë tendencë që të ekzagjerojnë vet pozitën e çiftit, duke i bërë të tjerët të mendojnë që ata ‘janë më të lumturit’. Prandaj, çiftet shpesh kanë pritshmëri joreale karshi vetë lidhjes së tyre.
Xhelozia është njëra prej ndjesive që tani vjen shumë më shpesh, si shkak i rrjeteve sociale. Studimet tregojnë që rrjetet sociale po e kultivojnë shumë ndjenjën e xhelozisë. /Familja Jone