Si çdo herë, edhe këtë të diel takohemi në ora 16:00 në Kanal10 që të diskutojmë shumë tema me musafirë të ndryshëm duke përfshirë anestezionin, poliklinikën më të re që po i shtohet tregut të Kosovës, përurimin e numrit të dytë të revistës së kryeqytetit, si dhe panairin e shkencës dhe inovacionit të organizuar nga nxënësit e Shkolles Finlandeze
Më poshtë, gjeni promon në detaje.
– Cilat janë kundërefektet e anestezionit, cilat raste rrezikohen më shumë nga komplikimet, sa lloje anestezioni janë e shumë detaje të tjera i bisedojmë me Anesteziologen-Intenzivisten Dr. Agreta Gecaj-Gashi.
– Në pjesën e dytë, bashkë me Dr. Betim Hajrizi flasim për polikliniken më inovative qe po i shtohet tregut shëndetësorë në Fushë Kosovë, Poliklinika DaVinci.
– Pjesën e tretë e kemi të rezervuar për revisten “Shëndeti i kryeqytetit”
– Tek pjesa e fundit flasim për panairin e shkencës dhe inovacionit të organizuar nga nxënësit e Shkolles Finlandeze.
Takohemi të dielen në ora 16:00 në Kanal10!