Ka shumë raste gjatë ditëve tona që ndodh të jemi shumë të lumtur gjatë ditës, por në një moment na prishet humori për shkak të ndonjë situate të caktuar.
Në anën tjetër, ndodh që edhe të mos jemi me humor të mirë, por që në bazë të një ngjarjeje të ndrrojë gjendja jonë emocionale.
Por, pse ndodh kjo?
E ftuar në emisionin Familja Jonë, psikologia Ibelinda Halimi ka treguar më shumë rreth këtyre instancave.
Ajo tha se së pari këndvështrimi është shumë i rëndësishëm. Krahas kësaj, ajo tha se edhe në rastet kur hormonet e lumturisë janë në harmoni dhe gjendra adrenale funksionon në mënyrë të duhur ndryshon disponimi jonë.
“Këndvështrimi për cfarëdo lajmi që marrim është shumë më potent sesa lajmi që e marrim. D.m.th. nuk është e rëndësishme lajmi apo si na drejtohet dikush, por mënyra se si e marrim ne. P.sh. dikush mund të na flasë me zë shumë të lartë dhe mënyrë të papërshtatshme dhe kjo nuk është problemi i jonë, por i tjetrit”, shtoi ajo.
Gjithashtu, ajo theksoi se “Humori ynë nuk duhet të varet nga lajmet apo ngjarjet ad-hoc, por duhet të lejojmë një elasticitet në personalitet që edhe një lajm jo shumë i mirë, të kuptohet dhe përpunohet para se të reagojmë edhe pse kjo nuk është e lehtë”.
Tutje, ajo u pyet se pse e ndjejmë nevojën të qajme pa pasur ndonjë arsye.
Në lidhje me ketë ajo u shpreh “Është një abreagim emocional që vjen nga moszgjedhja e mirë e rrugëve të shkarkimit të energjisë dhe hormoneve. Kjo është bashkëveprim shumë i shpejtë dhe rrugë jo shumë e qartë mes shkarkimit hormonal dhe neurotransmeterët që i përcojnë këto”.
Gjithashtu, ajo tregoi se qarja është një rrugë shumë e natyrshme dhe e shëndetëshme e shfaqjes së emocioneve si dhe lodhjes që personi e ka pasur kohët e fundit. Këtë, ajo gjithashtu e konsideroi edhe si relaksuese pasiqë nxjerr toksinat jashtë trupit.
Për më shumë detaje, ndiqni intervisten e plotë në linkun poshtë: