Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Cilat gjëra ushqimore përmirësojnë kualitetin e spermës?

A ndikon ushqimi në pjellshmëri?

Shkencëtarët me vite po mundohen të parandalojnë trendin brengosës të rënies së kualitetit të spermës tek mashkujt dhe problemet me fertilitet.
Janë bërë hulumtime të ndryshme në mënyrë që të vërtetohet lidhja në mes të shprehisë në të ushqyer dhe kualitetit të spermës, më saktësisht, ekspertët janë munduar që të kuptojnë nëse marrja e vitaminave mund të ketë ndikim në kualitet të spermës.

Rezultatet kanë treguar që sperma është më kualitative tek mashkujt që kanë konsumuar më shumë pemë dhe perime (shumë vitamina, acid folik, fibra, ndërsa më pak proteina dhe yndyrëra) se sa tek ata të cilët nuk kanë patur kujdes në ushqim.

Poashtu, është vërejtur përmirësim në koncentrim, në lëvizje dhe morfologji të spermës tek mashkujt të cilët kanë konsumuar ushqim të pasur me beta karoten, lutein, likopen, selen dhe vitamina të cilat ndodhen në pemët citrike, spinaq, shalqinj…

Si ndikon ushqimi në kualitet të spermës?

Ushqimi i drejtë para se gjithash është i rëndësishëm sepse gjërat ushqimore të caktuara ulin shtypjen e gjakut. Shtypja e lartë është armiku më i madh i potencës tek mashkujt. Poashtu, problemet me prostatë, kolesteroli i ngritur, qarkullimin i keq mund të ndikojnë në kualitet të spermës, prandaj është primare para se gjithash të keni kujdes se si ushqeheni.

Një-dy gota alkohol në ditë nuk ndikojnë direkt në potencë, por me kohë konsumimi i alkoholit mund të shpie tek shtypja e lartë. E njejta gjë vlen edhe për mishin e kuq, ushqimin e yndyrshëm…

8 super gjërat ushqimore për spermë më të mirë

1. Salmon
Salmoni përmban acide yndyrore omega 3 të cilat ndihmojnë në zvogëlimin e nivelit të kolesterolit. Poashtu, ky peshk siguron për një kohë të gjatë energjinë e nevojshme dhe përmirëson kualitetin e spermës.

2. Shalqin
Shalqini, por edhe pjepëri përmbajnë sasi të mëdha antioksidantësh të cilët janë veçanërisht të rëndësishëm. Poashtu, shkencëtarët kanë zbuluar që shalqini përmban materie të cilat në enët e gjakut ndikojnë sikurse viagra dhe rrisin dëshirën seksuale.

3. Domate
Domatja është e pasur me likopen, i cili, zvogëlon rrezikun nga kanceri i prostatës, ndërsa prostata e shëndetshme ndihmon në krijimin e spermës kualitative.

4. Qumësht apo jogurt me pak kalori
Qumështi dhe jogurti janë të pasur me kalcium dhe kalium, të cilët ulin shtypjen e gjakut dhe përmirësojnë qarkullimin, i cili është shumë i rëndësishëm për përmirësimin e pjellshmërisë.

5. Pemët me kokrra
Boronicat, dredhëzat, malinat, boronicat e kuqe, përmbajnë koncetrimin më të madh të mundshëm të antioksidantëve të cilët mund të gjenden në gjëra ushqimore. Poashtu, pemët me kokrra parandalojnë dëmtimin e arterieve.

6. Bishtajore
Fasulet, bizelet, bishtajat ndikojnë shumë në zvogëlimin e kolesterolit. Poashtu, shtypja e lartë, e cila ndikon shumë në potencë, zbret për 8 gjer në 10 % nëse konsumoni rregullisht vetëm gjysëm ene bishtajoresh në ditë.

7. Misri
Drithërat të cilat përmbajnë misër ndikojnë në zvogëlimin e nivelit të kolesterolit.

8. Mëlmesat
Hudhra, kanella, rigoni ndikojnë shumë në potencë dhe zakonisht përdoren si mëlmesa në ushqime të ndryshme./Beba Ime
/Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë