Dhimbjet e stomakut mund të godasin për shume arsye. Por në kohët me ndryshime të mprehta të temperaturave ato bëhen më të shpeshta dhe më të rënda.
Arsyet janë nga më të ndryshmet dhe kalojnë nga helmimi ushqimore dhe deri tek problemet kronike.
Problemet kalojnë pas disa ditëve por dhimbjet janë vërtet të padurueshme.
Dhimbjet e kokës, diarreja, të vjella dhe shenja të tjera klasike të gripit të stomakut sjellin shqetësime serioze.
Çfarë duhet të konsumoni?
Nuk është e lehtë të konsumoni ushqim kur keni të bëni me një stomak të prishur apo të pezmatuar. Por ka disa ushqime të këshilluara. Xhenxhefili është shkencërisht i provuar si mirëbërës.
Xhenxhefili dhe rrënjët e turmerikut, i cili është anëtar i familjes së xhenxhefilit, janë provuar të jenë anti-inflamatorë, thonë shkencëtarët e sëmundjeve të tretjes.
Të dyja produktet janë rrënjë. AgroWeb.org ju tregon se ato kanë zhvilluar veti të veçanta antibakteriale në mënyrë që të përballojnë prekjen nga mikroorganizmat në tokë.
Harroni pijet e shijshme me aromë xhenxhefili, të cilat përmbajnë sasi të të vogël të xhenxhefilit të vërtetë.
Pini çaj të zier me xhenxhefil ose turmerik, këshillojnë ekspertët mjekësorë.
Dy-tre centimetra rrënjë të qëruara xhenxhefili të ziera në 300 ml ujë janë zgjidhje. AgroWeb.org ju këshillon ta pini 4-5 herë në ditë derisa të kaloni problemet e para.
Shumica e njerëzve të prekur nga stomaku i prishur e kanë të pamundur të konsumojnë ushqim. Por pirja e lëngjeve është një ide shumë e mirë, thonë specialistët gastroenterologë.
Humbja e substancave ushqyese
Për shkak se keni humbur shumë nga kripërat minerale, vitaminat dhe ushqyesit esencialë gjatë problemeve, është e rëndësishme që të plotësoni elektrolitët e trupit tuaj, dmth kripërat, por edhe kaliumin, glukozën ose sheqerin.
Lëngu i holluar i domates është shumë i mirë, kryesisht për shkak se është i kripur dhe rimbush mineralet e humbura, thonë ekspertët e cituar nga AgroWeb.org.