Për herë të parë në komunën e Gjilanit, do të ofrohen shërbimet e mamografisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, respektivisht në kujdesin parësor shëndetësor, të cilat për qëllim kanë zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Drejtori i Islamic Relief Kosova, Mohamed Soliman dhe bashkëpunëtorë, inauguruan mamografin i cili kap vlerën prej 157,846.40€. Mamografi bashkëkohor i inauguruar sot, mund të bëjë prej 35 deri në 40 incizime brenda ditës, brenda kornizave të lejuara teknike.
Diagnostikimi i hershëm është mbijetesë, është shpëtim i jetës së personave që vuajnë nga kjo sëmundje, andaj inkurajojmë qytetarët të marrin shërbimet e nevojshme pranë QKMF-së











