Shoqata e Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosovës ka njoftuar se me 16 dhe 17 maj, profesori i mirënjohur nga Universiteti i Kardifit në Britani të Madhe, Prof. Dr. Orhan Uzun, do të ligjërojë sërish në Prishtinë.
Nën organizimin e Prof. Dr. Ramush Bejiqi dhe Shoqatës së Gjinekologëve të Kosovës dhe SonoKos, ky trajnim 2-ditor do t’iu mundësojë gjinekologëve, pediatërve dhe neonatologëve të njihen më në detaje me specifikat e ultrazërit kardiologjik fetal.
Trajnimi do të organizohet në Prishtinë dhe do të përfshirë kryesisht pjesë praktike/demostruese.