Ndonjëherë të zgjedhësh këpucët e duhura me veshjen e duhur, nuk është lehtë. Ideja është që të dukesh bukur dhe rehat. Ndonjëherë bëhen disa gabime dhe vishen këpucë të gabuara me veshje të gabuara.
Funde laps – nuk dalin kurrë nga moda. Kohëve të fundit, nuk përdoren vetëm për zyre por edhe për ngjarje të tjera. Dizajnerët sugjerojnë që të vishni fundet me këpucë të rrafshëta.
Funde te prera– vëjnë në pah tiparet femërore. Këtë lloj të veshjes, mund ta vishini me sandale gladiator, këpucë gjysmë take, cizme dhe atlete pasi së fundmi janë në modë.
Funde me pala – janë tejet në trend. Dizajnerët sugjerojnë që t’i vishni me gjysmë – cizme, këpucë me take apo edhe cizme të larta me take.
Mini fundet – mund të vishen me cfarëdo lloj të këpuceve.