Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Si ndikon divorci tek fëmijët dhe si t’i mënjanoni disa gabime?

Divorcet, janë të vështira e sidomos kur ka edhe fëmijë në mes. Shpeshherë ciftet mund t’i injorojnë ndenjat që kanë fëmijët, pasi që ata vendosin të ndahen.
Psikologët thonë që fëmijët janë shumë të cenueshëm në periudhën kur prindërit e tyre ndahen, prandaj gjatë kësaj kohe atyre i duhet kushtuar më së shumti vëmendje.
Ekspertët i kanë renditur disa gabime që zakonisht i bëjnë prindërit me fëmijët e tyre, në kohën kur divorcohen.
I konsiderojnë si të rritur – fëmijët nuk mund i kuptojnë plotësisht arsyet e divorcit dhe në kohën e ndarjes, ju duhet t’i jepni atyre ndjenjën e sigurisë që gjithcka do të shkojë mirë.
I detyrojnë të ‘zgjedhin’ – ciftet që ndahen i bëjnë fëmijët të zgjedhin mes tyre. Psikologët thonë që kjo është një ndër vendimet më të vështira, pasi fëmija duhet ‘tradhtuar’ njërin prind dhe kjo nuk është e drejtë për të.
Fëmija ndihet në faj – kjo është shumë e zakonshme. Fëmijët fillojnë e ndihen në faj për divorcin e prindërve. Kjo pasi kur një fëmijë është në periudhën kur prindërit ndahen, ai/ajo është në stres pasi gjithë familja do të ndryshojë. Prandaj, është e rëndësishme t’i shpjegohet fëmijës që nuk është fajtor pse kjo gjë ka ndodhur. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë