Mpirje
A ndjeni shpime në duartë dhe këmbët tuaja? Mungesa e vitaminës B12 mund të dëmtojë veshjen mbrojtëse të nervave. Sëmundje si Celiakia, sëmundja e Crohn-it ose sëmundje të tjera të zorrëve mund të vështirësojnë përthithjen e vitaminës B12. Po ashtu, edhe disa barna kundër urthit mund të vështirësojnë përthithjen e vitaminës B12.
Keni më shumë ftohtë se zakonisht
Nëse nuk keni mjaftueshëm vitaminë B12 në trup, edhe numri i qelizave të kuqe të shëndetshme të gjakut mund të jetë i reduktuar, cka mund të shkaktojë anemi. Në këtë gjendje, të ftohtët ndihet më shumë, kryesisht në duar dhe këmbë.
Ndiheni të turbulltë
Mungesa e vitaminës B12 mund të cojë në depresion, konfuzion, probleme me memorien dhe demencë. Po ashtu, mund të ndikojë dhe te ekuilibri juaj. Suplementet e vitaminës B12 janë kryesisht të sigurta për përdorim. Mjekët në përgjithësi rekomandojnë 2.4 mcg në ditë. Nëse merrni më shumë nga ç`duhet, trupi e eliminon atë me anë të urinës. Megjithatë, dozat e larta mund të shkaktojnë marramendje, dhimbje koke, ankth, nauze dhe të vjella.
Dobësi trupore
Muskujtë tuaj mund mos të kenë më fuqinë e dikurshme. Gjithashtu, mund të ndiheni vazhdimisht të lodhur dhe me marrje mendsh. Mjeku mund të kryej një analizë për të parë sa vitaminë B12 ka në trupin tuaj, por është e rëndësishme të tregoni dhe për simptomat, të cilat mund të ndihmojnë shumë në diagnostikim.
Gjuhë e lëmuar
Në gjuhën mjekësore quhet – Glossiti atrofik. Papilat e ndodhura në sipërfaqe të gjuhës, që na ndihmojnë për përcaktimin e shijes, fillojnë të zhduken, çka e bën gjuhën të duket më e lëmuar. Kjo gjendje mund të vijë dhe si pasojë e infeksioneve, barnave të ndryshme apo dhe mungesës së nutrientëve të tjerë.
Palpitacione
Ndjeni se zemra po ju del nga kraharori. Kjo ndjesi mund të jetë për shkak të palpitacioneve. Edhe kjo është një simptomë e mundshme e mungesës së vitaminës B12.
Pse vegjetarinaët duhet të bëjnë kujdes?
Defiçenca e vitaminës B12 është e rrallë sepse trupi ynë, mund ta magazinojë atë për shumë vite. Por bimët nuk përmbjanë vitaminë B12. Ndaj veganët dhe vegjetarianët të cilët nuk konsumojnë mish dhe nënprodukte të tij, duhet të konsumojnë ushqime të cilat janë të fortifikuara me vitaminë B12.
Çfarë mund të shkaktojë mungesën e vitaminës B12?
Mosha
Me moshën, trupi juaj mund të mos përthith ashtu si duhet vitaminën B12. Nëse nuk trajtohet, mund të çojë në anemi, dëmtim të nervave, luhatje të humorit dhe probleme të tjera serioze. Ndaj bëni kujdes për këto simptoma dhe nëse mjeku e rekomandon, duhet të kryeni analizën e nivelit të vitaminës B12.
Kirurgjia – “Gastric bypass”
Bypass-i gastrik është një ndër kirurgjitë më të shpeshta për të ndihmuar rënien në peshë. Pas kirurgjisë, ushqimi nuk kalon në një pjesë të mirë të stomakut dhe intestinit, pikërisht aty ku ndodh dhe përthithja e vitaminës B12. Në këto raste, duhet të monitoroni nivelin e vitaminës B12 dhe në rast të mungesës së saj, ta zëvendësoni me suplemente.
Medikamentet
Disa barna mund të jenë shkaktare të mungesës së vitaminës B12. Ato janë:
– Kloramfenikoli – një lloj antibiotiku.
– PPI – barna për stomakun si Omeprazoli apo Lansoprazoli
– Cimetidina ose Ranitidina
– Metformina – barna për diabetin
Ndaj është e rëndësishme të flisni me mjekun ose farmacistin për të gjitha barnat apo suplementet që jeni duke marrë. /Familja Jonë