Imazheria e rezonancës magnetike është një ekzaminim mjekësor jo invaziv, i padhembshëm që ndihmon mjekët në diagnostikimin e sëmundjeve të ndryshme kur metodat e tjera radiologjike janë të pamjaftueshme.
Rezonanca Magnetike, pra RM, përdor fushë të fuqishme magnetike, valë radioje dhe një kompjuter për të prodhuar pamje të detajuara të organeve, indeve të buta, kockave dhe virtualisht të gjitha strukturave të tjera të brendshme të trupit. RM nuk përdor rrezatim të jonizuar (rrezet x).
Imazhet e detajuara të RM i mundësojnë mjekut të vlerësojë më mirë pjesët e trupit dhe sëmundje të veçanta që nuk mund të përcaktohen në mënyrë të përshtatshme me metodat e tjera të imazherisë si rreze x, ultratingujt ose tomografinë e kompjuterizuar (e quajtur edhe CT ).
Aktualisht RM është ekzaminimi më i ndjeshëm i imazherisë së kokës (veçanërisht trurit) rutinë në praktikën mjekësore.
RM është zgjidhja më e mirë për ekzaminimin e:
• Artikulacioneve kryesore të trupit si gjuri, shpatulla, kyçi i dorës e i këmbës etj
• shtyllës kurrizore për sëmundje të diskut
• indeve te buta të ekstremiteteve (muskujt dhe kockat)
Cilat janë disa nga përdorimet e zakonshme të procedurës?
Rezonanca Magnetike e kokës kryhet për të ndihmuar diagnostikimin e:
• tumoreve të trurit
• anomalive të zhvillimit të trurit
• patologjive vaskulare të kokës (p. sh. aneurizmat)
• çrregullimet e syve dhe të veshit të brendshëm
• infarktit cerebral
• pacientët e traumatizuar (në pacientë të veçantë)
• sëmundjet e gjëndrës së hipofizës
• disa çrregullime kronike të sistemit nervor siç është skleroza multiple
Rezonanca Magnetike e sistemit muskuloskeletal përdoret për të diagnostikuar apo vlerësuar:
• çrregullimet degjenerative të kyçeve, siç është artriti, këputjet e meniskut (gjurit)
• frakturat (në pacientë të veçantë)
• patologjitë e kyçeve për shkak të traumave (p. sh. këputje e tendinit)
• patologjitë e diskut spinal (p. sh, hernia diskale)
• dëmtimin e shtyllës kurrizore pas traumave
• dëmtimet e lidhura me sportin dhe çrregullimet e lidhura me punën të shkaktuara nga sforcimi i përsëritur, vibrimi ose goditjet e fuqishme
• infeksionet (p. sh. osteomieliti)
• tumoret (p. sh. tumoret fillestare dhe metastazat) që përfshijnë kockat dhe kyçet
• dhimbjen, ënjtjen ose hemorragjinë në indet brenda dhe përreth kyçeve dhe kockave
Rezonanca Magnetike gjithashtu përdoret për të diagnostikuar:
• tumoret e kraharorit, abdomenit ose pelvisit
• sëmundjet e arteries koronare dhe problemeve të zemrës, përfshirë aortën, arteriet koronare dhe enët e gjakut, ekzaminimi i përmasave dhe trashësisë së dhomave të zemrës dhe shtrirja e dëmtimit e shkaktuar nga infarkti i miokardit
(MI) ose sëmundje progresive e zemrës.
• patologjitë funksionale dhe anatomike të zemrës.
• tumoret dhe anomalitë e tjera të organeve riprodhuese (p. sh. uterusin, ovaret,
testikujt, prostatën).
• lezione të mëlçisë ose organeve të tjera (kur diagnoza nuk arrihet me teknika të tjera).
• anomali dhe sëmundje vaskulare, arteriale dhe venoze kongjenitale (p. sh.
arteroskleroza) të kraharorit, abdomenit dhe pelvisit (Angiografia RM).
• patologjitë e tëmthit dhe rrugëve hepatobiliare (MRCP) si alternative e ERCP invazive.
Rezonanca Magnetike e gjirit ofron informacion të vlefshëm rreth shumë patologjive të gjendrës mamare që nuk mund të merren përmes modaliteteve të tjera të imazherisë, siç janë mamografia dhe eko e gjirit duke çuar në diagnozën e saktë.
Rezonanca Magnetike e gjithë trupit (whole body MR) është kontrolli i plotë i trupit nga koka deri tek gishti i këmbës duke përdorur sistemin modern TIM të RM dhe përdoret në zbulimin e metastazave në pacientët kur njihet fokusi primar malinj dhe anasjelltas, për të gjetur shkallën e përhapjes dhe lokalizimin e patologjive infiltrative të palcës së kurrizit, patologjitë infiltruese të palcës kockore, për të gjetur shkallën e perhapjes në sëmundjet muskulare si polimiozit dhe sëmundje të tjera sistemike, si alternativë e shintigrafise dhe PET-CT.