Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar 16 persona të vdekur nga COVID-19 dhe dy mijë e 98 persona të infektuar.
Numri i të infektuarve vjen nga 12 mijë e 564 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
Sipas IKSHPK-së gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë një mijë e 614 persona.
Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 25 mijë e 407.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vetëm brenda 24 orëve të fundit janë vaksinuar kundër COVID-19, 16 mijë e 862 persona.
Në Kosovë, deri më tani, janë dhënë mbi 780 mijë 000 vaksina kundër Coronavirusit, ndërsa me dy doza janë vaksinuar mbi 260 mijë e 000 qytetarë.

Sipas raportit ditor, numri i përgjithshëm i pacientëve me Coronavirus, të shtrirë në QKUK, është 1 mijë e 051.
Prej tyre, 952 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi dhe 55 janë në gjendje të rënduar shëndetësore, thuhet në raport.












