Hën, Maj 19, 2025
Banner Top
Banner Top
Vetizolohet Lutfi Haziri

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook se është vetizoluar, pasi ka qenë në të njëjtin ambient me personin që dje u konfirmua që është pozitiv ndaj COVID-19.
Postimi i plotë i Hazirit:

Të dashur qyetarë,

Komuna e Gjilanit prej 22 shkurtit ka ndërmarrë veprimet konkrete për parandalimin e #Covid-19.

Ekipet komunale, në koordinim me të gjitha instancat lokale dhe regjionale, çdo ditë janë në luftë me këtë virus.

Meqë javën e kaluar kam qenë në ambient të njëjtë, por pa kontakt me Muhamet Sejdiun, i cili rezultoi pozitiv, unë nga mbrëmja jam vetizoluar, duke iu nënshtruar testeve të protokolit shëndetësor.

Po ashtu, u kam kërkuar të gjithëve që kanë qenë në ambient të njëjtë, t’i nënshtrohen testeve dhe vetizolimit.

Detyrën time e ushtron nënkryetari i Komunës, i mbështetur nga kryesuesi i Komisionit emergjentë të Gjilanit, të cilët kanë ekip të madh pas vete.

Besoj që bashkë ia dalim! Deri atëherë, kujdesu për veten, familjen, miqtë e lagjen, duke qëndruar në shtëpi.

Ju përqafoj shumë!

Youtube

Arkiva

Kategoritë