Die, Jan 23, 2022
Banner Top
Banner Top
Vendet e BE-së po e refuzojnë vaksinën, Australia bën thirrje: AstraZeneca është e sigurt

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison u ka bërë thirrje popullit që të vijojnë të vaksinohen me vaksinën e AstraZenecës. The Guardian shkruan se Morrison e ka bërë këtë thirrje për shkak se shumë vende të Bashkimit Evropian kanë pezulluar vaksinimin me këtë vaksinë për shkak të disa personave që kanë humbur jetën disa ditë pas vaksinimit me AstraZeneca.

Morrison gjithashtu tha se kishte diskutuar me sekretarin e Departamentit Shëndetësor, Brendan Murphy, i cili i kishte siguruar se nuk ka nevojë që Australia të ndryshojë klasifikimin e vaksinës.

AstraZeneca është pezulluar në disa shtete të BE-së për shkak se disa persona kanë humbur jetën pas vaksinimit, apo kanë pasur mpiksje gjaku. Në lidhje me këto raste Autoriteti Shëndetësor Evropian, (EMA) tha se po bën një hetim të plotë të vaksinës.

Arkiva

Kategoritë