Një infermier nga Meksika ka xhiruar vetën teksa po vdiste nga koronavirusi.
Sergio Umberto Padilla Hernandez, 28 vjec, vdiq më 6 nëntor të këtij viti, pasi pati disa simptoma të rënda të koronavirusit, me c’rast nuk arriti t’ia dilte.
Padilla, gjatë kësaj kohë, mori telefonin dhe filloi ta xhironte vetën teksa vdiste, duke e mbajtur një fjalim lamtumirës për të dashurit e tij në rrjetin social Facebook.
Sipas asaj që thonë kushërinjtë e tij, Padilla humbi 90 për qind të funksionit të mushkërive të tij gjërsa iu drejtohej njerëzve në Facebook.
Ai pak ditë më parë humbi edhe motrën e tij nga e njëjta sëmundje.
“Për ata që nuk e njohin, Sergio ishte një djalë dhe prind mjaft i përkushtuar. Ai punonte shumë si infermier për personat që ishin të infektuar me COVID-19”, shprehet njëri nga të afërmit e viktimës, transmeton Health.
Sergio Padilla u infektua më 22 tetor dhe qëndroi dy javë në izolim. Pas vështirësimit të gjendjes ai vdiq më 5 nëntor.
Fjalët e tij të fundit drejtuar njerëzve të dashur në Facebook ishin: “Ju dua, ju jeni në zemrën time”. /familjajone












