Mar, Mar 19, 2024
Banner Top
Banner Top
Vazhdon puna e palodhshme e mjekëve me pacientët me COVID-19, ndër të angazhuarat edhe endokrinolgia Merita Emini- Sadiku

Në një kohë kur pandemisë ende nuk po i shihet fundi, klinikat e QKUK-së ende janë të mbushura me pacientë me koronavirus.

Numri i madh i rasteve ditore ka bërë që edhe rastet aktive të rriten, e po ashtu edhe të shtruarit nëpër spitale.

Në këto kohë jo të lehta, janë mjekët ata që po kontribuojnë më së shumti që gjendja të jetë në kontroll. Specialistë nga fusha të ndryshme tashmë janë të angazhuar në një qëllim: uljen e të infektuarve dhe vdekjeve nga koronavirusi.

E angazhuar në këtë drejtim është edhe endokrinologia Merita Emini-Sadiku e cila, përvec profesionit të endokrionloges, po bën një punë të palodhshme edhe në Klinikën COVID-2.

Në një postim në Facebook, ajo e përshkruan si sfiduese këtë punë, e cila i ka bërë bashkë kolegë të lëmive të ndryshme mjekësore për realizimin e qëllimit

“Një javë e permbushur me sfida të reja gjatë trajtimit të pacientëve me COVID19! Reparti C2, Klinika Covid-2, me kolegët e profileve të ndryshme por me një mision dhe dashamirësi të njëjtë”, shkroi ajo në Facebook.

Puna që doktorët po bëjnë në këto kohë dhe vetëmohimi që ata kanë ka për qëllim kthimin sa më shpejt në normalitet.

Youtube

Arkiva

Kategoritë