Sht, Maj 30, 2026
Banner Top
Banner Top

Mjekët në disa vende evropiane po vazhdojnë protestat dhe grevat, duke kërkuar paga më të larta, kushte më të mira pune dhe vlerësim më të madh për përgjegjësitë që mbajnë në sistemet shëndetësore. Britania e Madhe, Gjermania, Spanja dhe Portugalia janë ndër shtetet që po përballen me tensione të vazhdueshme në sektorin e shëndetësisë.

Në Angli, mjekët rezidentë kanë paralajmëruar një grevë katërditore nga 15 deri më 19 qershor, që përbën raundin e 16-të të protestave lidhur me negociatat për pagat.

Sindikata Britanike e Mjekëve (BMA) pretendon se pagat reale të mjekëve kanë rënë krahasuar me vitin 2008, kur merret parasysh inflacioni dhe rritja e kostos së jetesës, raporton Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Qeveria britanike argumenton se mjekët kanë përfituar rritje të konsiderueshme pagash në vitet e fundit dhe se kërkesat e reja janë të papërballueshme për buxhetin publik.

Megjithatë, sindikata paralajmëron se mungesa e përmirësimeve mund të shtyjë shumë mjekë të emigrojnë drejt vendeve si Australia apo Kanadaja.

Situata është e tensionuar edhe në Gjermani, ku mjekët e spitaleve universitare kërkojnë rritje pagash prej 8% dhe marrëveshje të reja pune.

Nëse negociatat dështojnë, paralajmërohen greva që mund të ndikojnë në operacionet dhe trajtimet jo urgjente.

Në Spanjë, mjekët po protestojnë kundër reformave të propozuara nga qeveria, duke kërkuar statut të veçantë profesional, orar maksimal prej 35 orësh në javë dhe njohje më të mirë të trajnimit dhe përgjegjësive të tyre.

Edhe në Portugali, sindikatat e mjekëve akuzojnë autoritetet për dobësimin e sistemit publik shëndetësor për shkak të pagave të ulëta, mungesës së stafit dhe mbingarkesës së punonjësve ekzistues.

Youtube

Arkiva

Kategoritë