Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” si masë parandaluese ndaj koronavirusit ka dizinfekton objektet administrative, fabrikat e ujit etj.
Përmes një statusi në rrjetin social të kësaj kompanie në Facebook, shkruhet kështu:
“Po vazhdojnë të zbatohen masat për parandalimin e përhapjes së
Koronavirusit, në përpikëri, nga KRU,, Prishtina,, sh.a.,bazuar në Vendimin e
Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Po dezinfektohen objektet administrative, fabrikat e ujit, stacionet e
pompimit, etj.
Tash për tash, dezinfektimi po bëhet në objektin administrativ të ujësjellësit
në Podujevë, stacionin e pompave në fshatin Peran dhe fabrikën e trajtimit të
ujit në Albanik/ Batllavë.
Vazhdojmë tutje…!
Me nderime”.