Sht, Mar 28, 2026
Banner Top
Banner Top
U mbajt sot trajnimi “Çrregullimet e spektrit të autizmit” nga Instituti për Shërbime Psikologjike Sociale “Visar Sadiku”

Në Prishtinë është mbajtur trajnimi i akredituar “Çrregullimet e spektrit të autizmit” nga Instituti i Sherbimeve Psikologjike Sociale “Visar Sadiku“, i cili ka mbledhur profesionistë të shumtë nga fusha e shëndetit mendor, arsimit dhe logopedisë. Trajnimi kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale të pjesëmarrësve në kuptimin, vlerësimin dhe mbështetjen e fëmijëve me çrregullime të spektrit të autizmit.

Ky trajnim u zhvillua në një atmosferë bashkëpunimi dhe shkëmbimi përvojash, ku morën pjesë psikologë, mësimdhënës, edukatorë dhe logopedë, të cilët diskutuan praktikat më të mira për një qasje më gjithëpërfshirëse në punën e përditshme me fëmijët me nevoja të veçanta.

Psikologu Klinik, Visar Sadiku, ndau detaje se si duhet të sillen profesionistët të cilët merren me fëmijët me autizëm, çfarë të kenë parasysh dhe shumë detaje të tjera.

Trajnimi është i akredituar me 6 pikë kredituese për pjesëmarrës pasiv dhe 9 pikë për pjesëmarrës aktiv, të cilat vlejnë për licencim dhe rilicencim profesional.

Përmes këtij programi, pjesëmarrësit fituan njohuri të reja mbi diagnostikimin e hershëm, ndërveprimin me fëmijët me autizëm dhe zhvillimin e aftësive komunikative dhe sociale të tyre.

Ky aktivitet u vlerësua si një kontribut i rëndësishëm në rritjen e ndërgjegjësimit dhe profesionalizmit në trajtimin e çrregullimeve të spektrit të autizmit, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve arsimore dhe atyre të shëndetit mendor.

Youtube

Arkiva

Kategoritë