Sht, Tet 12, 2024
Banner Top
Banner Top
Tërmeti në Shqipëri – 13 psikologë kosovarë ofrojnë seanca psikologjike për të prekurit nga tërmeti

Nga tërmeti që goditi Shqipërinë në orët e hershme të ditës së martë, kanë mbetur të vdekur 41 persona dhe shumë të tjerë të lënduar.

 Me këtë rast, Portali “Familja Jonë” dhe Stafi i Klinikës “Visar A. Sadiku “, të shtunën dhe të dielën do të qëndrojnë në kampet dhe vendet ku janë vendosur personat e prekur nga tërmeti.

Përveç gjërave higjienike, veshmbathjeve, ushqimeve që do të dërgojnë, ata gjithashtu për 48 orë do të mbajnë edhe seanca me të gjithë qytetarët.

“Në pamundesi te zhvendosjes ne Shqiperi, ju lusim t’i njoftoni te gjithe qytetaret e Shqiperise me vendndodhje ne Prishtine te cilet jane zhvendosur per shkak te termetit, se Ambulanca specialistike e psikologjise klinike “Visar A.Sadiku.B.I” i ofron te gjitha sherbimet psikologjike per femije dhe te rritur falas. Ne sherbim te vellezerve dhe motrave tona nga Shqiperia e kemi ne dispozicion tere stafin prej 13 psikologeve/ logopedeve”, ka shkruar Visar Sadiku në rrjetin social Facebook.

Përveç stafit të Klinikës së psikologut Visar Sadiku, në këtë ekip janë edhe psikologët Ibe Linda Halili dhe Merita Jusufi, si dhe gazetarja e portalit “Familja Jonë” Saranda Bujupi Rama./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë